Ndërlidhjet

PRISHTINË


Hashim Thaçi do ta kryesojë delegacionin e Kosovës në bisedimet për decentralizimin që do të mbahen më 17 mars, në Vjenë, bëri të ditur presidenti Fatmir Sejdiu, pas një takimi të Ekipit Negociator të Kosovës. Sejdiu tha se në këtë takim, në të cilin, për herë të parë morën pjesë edhe kryeministri Agim Çeku dhe kryeparlamentari Kolë Berisha, u vendos që të bëhen ndryshime për shkak të natyrës së takimit, i cili dallon nga ai i 20 dhe 21 shkurtit. "Për shkak të natyrës që do të ketë takimi i tashëm, pasi mund të dalë edhe ndonjë temë rishtas, kemi disa ndryshime të vogla në delegacionin tonë, të cilat janë të dakorduara plotësisht dhe kanë konsenzus të plotë. Ekipin do ta udhëheqë Hashim Thaçi dhe në ekip do të jenë Lutfi Haziri, Blerim Shala, Skënder Hyseni, Isa Mustafa, Sadik Idriz, Ylber Hysa dhe Ardian Gjini", tha Sejdiu.
Zoti Thaçi tha se në çështjen e statusit nuk ka dallime ndërmjet pozitës dhe opozitës.
XS
SM
MD
LG