Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Papunësia dhe zhvillimi i ngadalshëm ekonomik paraqesin shqetësimet kryesore të kosovarëve, të cilat besohet se janë edhe kërcënim serioz për sigurinë e brendshme në Kosovë, ka thënë sot Anthony Welch, koordinator i sektorit të brendshëm të sigurisë në Kosovë, që funksionon në kuadër të zyrës së Kryeministrit të Kosovës. Ai tha se ky këshill ka zhvilluar 32 takime konsultative nëpër të gjitha komunat e Kosovës, ku janë paraqitur shqetësime nga më të ndryshmet, ku pakicat kanë kërkuar siguri më të madhe, kurse shumica është angazhuar për një sistem më të zhvilluar të drejtësisë dhe për një qeveri më efikase. “Ka shqetësime se këtu ne kemi një sistem të dobët të drejtësisë dhe se Kosovës i duhet një qeveri më e fuqishme dhe një administratë publike më pak e politizuar. Mbi të gjithat besohet se ka nevojë për një zbatueshmëri më efikase të ligjit në Kosovë”, theksoi Welch. Ai tha se nuk dëshiron t’i ndajë perceptimet e shumicës dhe pakicave, por se te komunitetet vërehet një shqetësim i vazhdueshëm për sigurinë e tyre.
“Çështjet ekonomike paraqesin shqetësimet kryesore, pasi ka aq shumë njerëz të papunë dhe ata janë të shqetësuar se çfarë të ardhme do të kenë. Të gjitha këto padyshim që reflektojnë në sigurinë e brendshme në Kosovë”, tha Welch.
XS
SM
MD
LG