Ndërlidhjet

SHKUP


Ministria e Jashtme e Maqedonisë njoftoi sot përmes një komunikate se është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën afgane në Sofje dhe me ministritë e Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në misionin ndërkombëtar në Afganistan, për të mësuar rreth fatit të 4 qytetarëve të Maqedonisë, të rrëmbyer të shtunën në rajonin e Kandaharit. Në komunikatë thuhet se autoritetet afgane janë informuar se ekipi i përbashkët i ministrisë së Brendshme dhe të Jashtme i këtij vendi dhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara,
nuk mund t'i konfirmojnë e as t'i përgënjeshtrojnë njoftimet për fatin tragjik të të rrëmbyerëve. Për fatin e tyre nuk ka ndonjë njoftim as nga kompania Ekolog për të cilën kanë punuar të rrëmbyerit.
XS
SM
MD
LG