Ndërlidhjet

TEHERAN


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei, tha sot se Irani nuk do të tërhiqet nga planet për zhvillimin e programit të tij bërthamor. Tërheqja, tha ai, do të ishte humbje e pavarësisë kombëtare, dhe do t'i hapte rrugë një presioni të pafundëm ndërkombëtar. Edhe presidenti Mahmoud Ahmadinexhad, përsëriti se Irani do t'i rezistojë presionit të jashtëm ndaj programit të tij bërthamor. "Duhet të jeni të sigurtë se teknologjia e prodhimit të energjisë bërthamore është në duart e iranianëve të rinj. Ata e kanë arritur vetë këtë dhe asgjë nuk mund t'ua marrë", tha ai.
Ndërkaq në Nju Jork, diplomatë të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, po punojnë për një rezolutë të përbashkët, me të cilën do t'i bëhet thirrje Iranit që ta ndërpresë pasurimin e uraniumit dhe të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.
XS
SM
MD
LG