Ndërlidhjet

PRAGË


Tre persona kanë vdekur si pasojë e gripit të shpezëve në Azerbejxhan, njoftuan zyrtarë të shëndetësisë. Ata thanë se tek viktimat është zbuluar virusi H5N1, ndërkohë që kjo nuk është konfirmuar edhe për 6 pacientët tjerë me simptome të gripit, nga i njëjti rajon. Ndërkaq, në Kabul, presidenti Hamid Karzai, i paralajmëroi afganët që t'u shmangen kontakteve me pulat, derisa qeveria e tij po i pret rezultatet e testeve për prezencën e virusit në Afganistan.
XS
SM
MD
LG