Ndërlidhjet

NISH


Gjuzepe Valoto, komandanti i misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja, tha sot se "garanton se në Kosovë ka siguri, por mungon bindja e qytetarëve për ekzistimin e sigurisë" dhe shtoi se "këtë gjë po përpiqemi ta korrigjojmë". Këto komente gjenerali Valoto i bëri në Nish, pas bisedimeve me komandantin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së unionit Serbi – Mali i Zi, Lubisha Jokiq. Gjuzepe Valoto tha se KFOR-i në Kosovë krijon siguri për për të gjithë dhe u shpreh se shpreson se "e gjithë popullata" do të marrë pjesë në institucionet e Kosovës.
XS
SM
MD
LG