Ndërlidhjet

BERLIN


Vendet e Ballkanit perëndimor duhet të arrijnë stabilitet të mëtejmë politik në mënyrë që Bashkimi Evropian ta shqyrtoj çështjen e tyre për anëtarësim, tha sot kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo u shpreh se mendon "veçanërisht për Serbinë, për Kosovën dhe për Bosnjën". Sipas saj "çështja e anëtarësimit të plotë nuk është çështje e menjëhershme, është më tepër për stabilitetin politik", tha Angela Merkel në Berlin. Kancelarja gjermane mendon se "zhvillimi paqësor dhe stabil politik në Ballkanin Perëndimor nuk është i mundshëm pa lidhje të afërta me Bashkimin Evropian". Këto komente zonja Merkel i bëri në Berlin pas një takimi me kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha.
XS
SM
MD
LG