Ndërlidhjet

BEOGRAD


Varrimi i Sllobodan Millosheviqit do të bëhet të shtunën në Pozharevc, kanë thënë zyrtarë të Partisë Socialiste të Serbisë, që dikur udhëhiqej nga i ndjeri Millosheviq. Sot në orët e pasditës trupi i tij i pajetë nga Haga arriti në Beograd. Mjekët rusë që i analizuan rezultatet e autopsisë thanë se ata pajtohen me konkluzionin se Sllobodan Millosheviqi vdiq nga sulmi në zemër. Ish presidenti jugosllav, të shtunën e kaluar, u gjet i vdekur në qelinë e burgut të Tribunalit të Hagës në Sheveningen, ku gjykohej për krime të luftës, për krime kundër njerëzimit, për gjenocid, në Kroaci, në Bosnjë, në Kosovë.
XS
SM
MD
LG