Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin të dërguarin e posaçëm të OKB-së për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, dhe shpresojnë se gjatë javëve të ardhshme do të realizohet përparim i caktuar. Në konferencën e mbrëmshme për shtyp, zëdhënësi i departamentit të Shtetit, Adam Ereli tha se "vazhdojmë ta mbështesim dhe të bashkëpunojmë me të dërguarin e posaçëm Ahtisari dhe me palët e interesuara, për të arritur përparim gjatë javëve të ardhshme, në mënyrë që gjatë këtij viti të arrihet zgjidhja për statusin".
Këto komente ai i bëri në lidhje me bisedimet e nesërme në Vjenë ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG