Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Gjermania ka filluar sot dërgimin e 600 trupave për stërvitje ushtarake në Kosovë. Batalioni rezerv gjerman do të qëndrojë atje deri në maj, kur do të dërgohen trupa prej vendeve të tjera, si pjesë e "operacionit provues" që do të vazhdojë gjatë tërë vitit. "Ky është një ushtrim në mbështetje të trupave që janë atje, për patrullim dhe ngritje të postë-blloqeve", tha koloneli Detlef Shahel, zëdhënës i kontigjentit gjerman. Sipas tij, kjo e tregon aftësinë e KFOR-it që të përballet me çfarëdo situate.
XS
SM
MD
LG