Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara e kanë filluar sot sulmin më të madh ajror në Irak që nga fillimi i luftës, i cili ka për cak kryengritësit në verilindje të Samaras. Ushtria amerikane tha se në operacion janë përfshirë mbi 1 mijë e 500 trupa amerikane e irakiane, 50 aeroplanë dhe mbi 200 automjete taktike.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott Mc Clellan, tha se sulmi është pjesë e operacioneve ushtarake kundër kryengritësve. "Komandantët tanë në terren i kanë autorizimet që të marrin vendime taktike rreth operacioneve që i fillojnë. Gjatë muajve të fundit janë ndërmarrë disa operacione kundër terroristëve dhe mbështetësve të Sadamit, të cilët duan që ta kthejnë vendin në të kaluarën tiranike. Ky operacion është pjesë e përpjekjeve tona për të përparuar në frontin e sigurisë", tha McClellan.
XS
SM
MD
LG