Ndërlidhjet

TEHERAN


Sekretari i Këshillit iranian të Sigurisë Kombëtare, Ali Larijani, tha sot se Irani është pajtuar që të bisedojë me Shtetet e Bashkuara rreth Irakut. Ka kohë që SHBA-të dhe Iraku bëjnë thirrje për bisedime, dhe Teherani është pajtuar që të fillojë dialogun bazuar në kërkesën e Irakut, tha ai. Zyrtari iranian tha gjithashtu se pret që bisedimet të fillojnë së shpejti. Ndërkaq, nga Uashingtoni ende nuk ka ndonjë reagim lidhur me njoftimin.
XS
SM
MD
LG