Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar për të përditshmen austriake "Prese" se Beogradi synon ndarjen e Kosovës, dhe ka shtuar se për Serbinë, lufta për Kosovën ende vazhdon.
"Idetë e Beogradit janë destruktive. Serbia dëshiron ndarjen e Kosovës, ndërsa retorika që përdoret dëshmon se për ta, ende vazhdon lufta për Kosovën. Për ne lufta ka mbaruar dhe dëshirojmë një Kosovë të pavarur që do të kishte karakter multietnik", ka thënë ai.
Presidenti Sejdiu e ka akuzuar Beogradin se po e pengon kthimin e refugjatëve serbë në Kosovë, sepse kështu i mban tensionet për ta zvarritur përcaktimin e statusit final të Kosovës.
XS
SM
MD
LG