Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Decentralizimi është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, por është me rëndësi që t’ua bëj të ditur edhe pakicave se në Kosovën e ardhshme do të ketë vetëqeverisje kuptimplotë, dhe se do të kenë kompetenca në fushat si policia, shëndetësia dhe arsimi", deklaroi sot në Prishtinë, shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Agim Çeku. Sipas zotit Petersen, nuk është thënë që zbatimi i decentralizimit ta presë zgjidhjen e statusit, pasi aktualisht "ky proces edhe po vazhdon, qoftë me pilot komunat e themeluara tashmë, qoftë me rregulloren për stacionet e policisë dhe emërimin e personave që do të udhëheqin nënstacionet në komunat e reja". Ai i ka sjellë sot kryeministrit Çeku një vendim, sipas të cilit qeveria duhet të shpallë tender të ri për operatorin e dytë të telefonisë mobile në Kosovë. "Zoti Petersen ma solli një letër më të cilën e anulon vendimin e qeverisë, dhe duhet të shpallet tender i ri. Unë i respektoj ligjet, prandaj edhe autoritetin final të zotit Petersen", tha kryeministri Çeku.
XS
SM
MD
LG