Ndërlidhjet

logo-print

SIDNEJ


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, beson se bisedimet me Iranin rreth çështjes së Irakut do të jenë të "dobishme". Ajo tha se këto bisedime nuk do të përfshijnë edhe çështjen bërthamore të Iranit. "Programi bërthamor i takon Këshillit të Sigurimit", tha Rice, e cila po vazhdon vizitën e saj në Australi. "Këto bisedime janë të kufizuara vetëm në çështjet që kanë të bëjnë me një vend të caktuar, në këtë rast, me çështjet rreth Irakut", tha ajo.
Shtëpia e Bardhë ndërkaq, ka konfirmuar se ambasadori amerikan në Irak, Zalmay Khalilzad, është i autorizuar të flasë me iranianët për çështjet që kanë të bëjnë me Irakun.
XS
SM
MD
LG