Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një vëzhgim i Agjencisë amerikane të NASA ka arritur të kapë mbrapa në kohë, një dritë e cila është krijuar në më pak se të triliontën e sekondës, pas Big Bangut.
Hetimi robotik vërtetoi se kjo dritë ka udhëtuar rreth universit për më shumë se 13 miliardë vjet.
Vetëm 4 përqind e saj është lëndë e zakonshme, ndërsa 22 përqind përbëhet nga e ashtuquajtura lëndë e errët, e cila nuk e reflekton ose absorbon dritën dhe është zbuluar vetëm nga graviteti i saj. Ndërkaq pjesa tjetër, 74 përqind përbëhet nga energjia misterioze e errët, e cila, siç besojnë shkencëtarët, është duke e zgjeruar universin.
XS
SM
MD
LG