Ndërlidhjet

VJENË


Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit nën drejtimin e zëvendësnegociatorit për statusin e Kosovës, Albert Rohan, po zhvillojnë në Vjenë bisedime rreth decentralizimit.
Kryetari i delegacionit shqiptar, Hashim Thaçi, deklaroi para mediave se rrjedha e takimit ka qenë konstruktive. Pala shqiptare ka këmbëngulur tek plani i paraqitur prej saj për decentralizimin, duke u fokusuar tek çështjet që kanë të bëjnë me integrimin e pakicave dhe veçanërisht asaj serbe."
Anëtari tjetër i delegacionit të Kosovës, Ylber Hysa, tha se pala serbe ka parashtruar platformën e saj të decentralizimit, por zoti Hysaj shtoi se pala serbe ka theksuar se nuk është as për ndarje as për kantonizim të Kosovës.
Çështjet të cilat po diskutohen sot kanë qenë financimi i komunave serbe, lidhja horizontale mes komunave, lidhje që pala shqiptare e ka refuzuar, si dhe financimet e Beogradit për pakicën serbe. Prishtina kërkon që financimet e Beogradit për komunat serbe të kalojnë përmes qeverisë së Kosovës.
Lidhur me protestën e delegacionit serb ndaj pranisë së zotit Thaçi si drejtues i delegacionit të Kosovës, zoti Thaçi tha se ajo tashmë i takon së kaluarës, e kaluar e errët që nesër varroset me varrimin e Millosheviçit.
Në mbrëmje mediave do t'i drejtohet dhe zoti Albert Rohan.
XS
SM
MD
LG