Ndërlidhjet

HAGË


Raporti toksikologjik tregon se Sllobodan Millosheviçi nuk është helmuar, ka bërë të ditur Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë.
Presidenti i kësaj Gjykate, gjyqtari Fausto Poçar, gjatë një konference për shtyp tha se mjekët hollandezë nuk kanë gjetur të dhëna që mëbshtesin mundësinë e helmimit.
Lidhur me shkaqet e vdekjes ai ka konfirmuar:
"Sipas mjekëve pathologë shkaku i vdekjes së Millosheviçit ishte infarkti i miokardit. Pathologjistët kanë identifikuar kushtet e zemrës së Millosheviçit që kanë çuar në sulmin në zemër", tha gjyqtari Poçar, sipas të cilit edhe mjekët rusë kanë qenë të të njëjtit mendim.
Njëherësh në gjakun e tij të analizuar më 12 janar janë gjetur gjurmë të rifampicinës, mjekim që përdoret për të prekurit nga lepra apo tuberkolozi dhe që mund të asnjëanësojë efektin e barnave të zemrës.
Kritikave nga Duma ruse për t'u mbyllur Gjykata e Hagës Poçar iu përgjigj se ende ka raste të cilat janë në shqyrtim apo që do shqyrtohen dhe do përpiqet ta bëjë një gjë të tillë sa më të shpejtë.
XS
SM
MD
LG