Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Sot pasdite kthehet në Prishtinë, delegacioni kosovar, i cili mori pjesë në raundin e dytë të bisedimeve Prishtinë-Beograd, në Vjenë. Në takimin e dytë mbi decentralizimin është arritur pajtueshmëri për aranzhime ndërkomunale, por me kusht që kjo të mos shkaktojë një shtresë të re ndërmjet autoriteteve komunale dhe atyre qendrore. Zëvendësi i të dërguarit të posaçëm për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka thënë se dallimet mes palëve janë rrënjësore, por sipas tij, bisedimet ishin konstruktive.
Delegacionin kosovar e ka udhëhequr kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, i cili pritet të mbajë një konferencë për gazetarë, me t’u kthyer ne Aeroportin e Prishtinës.
XS
SM
MD
LG