Ndërlidhjet

MINSK


Kandidati kryesor i opozitës në zgjedhjet e nesërme presidenciale të Bellorusisë, Aleksander Milinkevich, do të mbajë sot një tubim në kryeqytet. Atij i është aprovuar kërkesa për këtë tubim, në të cilin do të jepen këngë të pop grupeve, të ndaluara nga radioja belloruse, për shkak të kritikave ndaj presidentit Lukashenka. Në një adresim televiziv mbrëmë vonë, presidenti aktual e akuzoi opozitën se po i nxitë njerëzit që të dalin në rrugë, "nëse rezultati nuk është në favorin e tyre". "Garantoj se nuk do të ketë goditje të organizuar në vendin tonë. Zyrat e qeverisë nuk do të merren me forcë, rrugët dhe sheshet nuk do të bllokohen", tha Lukashenka.
XS
SM
MD
LG