Ndërlidhjet

BEOGRAD


Rreth 80 mijë njerëz morën pjesë në tubimin lamtumirës për Sllobodan Millosheviqin në Beograd. Mbështetësit e ish-presidentit jugosllav, i akuzuar për krime lufte dhe gjenocid, mbanin flamuj para parlamentit federal. "Ne mburremi që e patëm Millosheviqin", ka deklaruar me këtë rast, Millorad Vuçeliq, zyrtar i lartë i Partisë Socialiste.
Pas këtij tubimi, arkivoli me trupin e Millosheviqit, i mbështjellur me flamurin serb, u nis në drejtim të Pozharevcit.
Ish-presidenti jugosllav u varros në orët e vona të pasdites.
XS
SM
MD
LG