Ndërlidhjet

MINSK


Opozita belloruse tha se zgjedhjet presidenciale që mbahen nesër do të manipulohen në favor të presidentit autoritar Aleksander Lukashenka. Kandidati kryesor i opozitës, Aleksandër Milinkeviq, përsëriti thirrjen drejtuar mbështetësve që të dalin në rrugë me lule në duar, dhe të nxjerrin në shesh manipulimin e zgjedhjeve. Por, Lukashenka u kërcënua se nuk do të ketë trazira në rrugë. "Garantoj se nuk do të ketë trazira në në vendin tonë. Zyrat e qeverisë nuk do të merren me forcë, rrugët dhe sheshet nuk do të bllokohen", tha ai.
XS
SM
MD
LG