Ndërlidhjet

MINSK


Po vazhdojnë në Bjellorusi votimet për zgjedhjet presidenciale. Aleksandër Llukashenko, që ka drejtuar vendin për 12 vjet kërkon të fitojë një mandat të tretë.
Opozita ka akuzuar se votat janë të manipuluara. Të njëjtin shqetësim ka ngritur dhe bashkësia ndërkombëtare. Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana deklaroi se në rast të dhunës kundër protestave paqësore do ketë reagim të fuqishëm ndërkombëtar.
Kandidati kryesor i opozitës, Aleksandër Milinkeviç ka bërë thirrje për mbrojtjen e votës.
"Presidentët nuk zgjidhen në rrugë, por ne kemi dalë në rrugë për t'i thënë jo fallsifikimit të votave, për t'i thënë jo gënjeshtrës pasi duam të jetojmë me dinjitet si qënie njerëzore", tha Milinkeviç.
XS
SM
MD
LG