Ndërlidhjet

logo-print

GAZË


Takimi i sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara ndërmjet negociatorëve izraelitë e palestinezë, që kishte për qëllim zgjidhjen e mospajtimeve lidhur me një vendkalim, që ka shkaktuar mungesë të ushqimeve në Gazë, ka dështuar. Raportohet se pritet që nersër të bëhet edhe një përpjekje. Duke theksuar shqetësime për shkaqe të sigurisë, Izraeli e ka mbyllur terminalin Karni, që është vendkalimi kryesor transportues ndërmjet Izraelit dhe Gazës. Palestinezët thonë se ky vendkalim është i një rëndësie të veçant për ekonominë e tyre dhe se mbyllja e tij ka shkaktuar mungesa të artikujve themelor. Për këtë çështje sot në qytetin e Gazës foli edhe drejtori i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihma, John Ging:
- Si autoriteti palestinez ashtu edhe autoritetet e Izraelit duhet të gjejnë zgjidhje për hapjen e kufijëve për të lejuar që ushqimi të arrijë në Gazë.
XS
SM
MD
LG