Ndërlidhjet

MINSK/BRUKSEL


Zyrtarë zgjedhor kanë shpallur se në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Bjellorusi ka fituar presidenti aktual Aleksandar Lukashenko, që ka fituar 82.6% të votave. Kandidati kryeosor opozitar, Aleksander Milinkeviq, që sipas zyrtarëve zgjedhorë fitoi 6% të votave, ka shprehur dyshime për vjedhje masive në këto zgjedhje dhe ka kërkuar zgjedhje të reja dhe korrekte. Në Bruksel, Ursula Plassnik, ministre e jashtme e Austrisë, që kryeson presidencën e radhës së BE-së, ka thënë se opozita e Bjellorusisë ishte " e kërcënuar sistematikisht" gjatë fushatës zgjedhore. Vëzhguesit nga Rusia tashmë kanë kumtuar se zgjedhjet ishin korrekte.
XS
SM
MD
LG