Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministria e Brendshme e Kosovës sot i ka marrë në përgjegjësinë e saj Departamentin e Menaxhimit të Emergjencave dhe atë të Dokumentacionit Civil, të cilat deri më tani kanë qenë në kuadër të Ministrisë së Shërbimeve Publike. Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të kompetencave, kryeministri Agim Çeku, tha se është standard perëndimor që me këto çështje të merret Ministria e Brendshme. “Në botën perëndimore Ministria e Punëve të Brendshme merret me këto çështje, por dua ta falënderoj Ministrinë e Shërbimeve Publike për menaxhimin e mirë, sepse ato kanë funksionuar mirë”, tha Çeku.
XS
SM
MD
LG