Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw, vlerësoi se situata e sigurisë në Irak është serioze, tri vjet pas fillimit të invazionit të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.
Në një prononcim para gazetarëve në Bruksel, Straw u bëri thirrje udhëheqësve irakianë që të formojnë qeveri të unitetit kombëtar, dhe ta ndalin dhunën sektare në vend. Thirrje të ngjashme bëri mbrëmë edhe presidenti amerikan George Bush, duke shtuar se atje "po implementohet strategjia që do të çojë në fitore, dhe se Iraku do të bëhet vend më i sigurtë".
Zyrtarët amerikanë dhe britanikë i kanë hedhur poshtë pohimet se vendi ka hyrë në luftë civile.
Megjithatë, nga incidentet e sotme atje janë vrarë të paktën 20 njerëz.
XS
SM
MD
LG