Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Në Tetovë dhe Shkup sot janë varrosur katër shqiptarët e ekzekutuar më 13 mars nga talibanët në Afganistan. Në ceremoninë mortore të Besim Aliut, Fadil
Zenunit, Lulzam Fidanit dhe Sabit Tahirit, morën pjesë mijëra shqiptarë, jo vetëm nga Maqedonia, por edhe nga trevat tjera të banuara me shqiptarë. Familjarët e të ndjerëve janë ngushëlluar nga partitë politike shqiptare dhe maqedonase, si dhe nga ambasada amerikane në Shkup. “I dënojmë ashpër aktet e dhunshme të ekstermistëve talibanë që i rrëmbyen dhe ekzekutuan katër punëtorët shqiptarë. Shtetet e Bashkuara me partnerët e vet ndërkombëtar, mbeten të përkushtuar për të ndihmuar popullin e Afganistanit në realizimin e vizionit të tyre për një shtet stabil, demokratik dhe ekonomikisht të suksesshëm" thuhet në kumtesën e Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG