Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka rifilluar sot aktivitetet politike dhe publike, me një takim me shefin e UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen. Ish-kryeministri Haradinaj tha se nuk do të jetë anëtar i Ekipit Negociator për statusin e Kosovës, por do ta mbështesë atë. Haradinaj falënderoi UNMIK-un për mbështetjen që po u jep institucioneve të Kosovës, sidomos në çështjen e bartjes së kompetencave. "Proceset drejt përcaktimit të statusit janë shpresëdhënëse", vlerësoi ai, në prononcimin e tij të parë publik pas më se një viti.
Takimi i tij me zotin Jessen-Petersen shënon rifillimin e aktiviteteve publike pasi Tribunali i Hagës i kanë hequr ndalesën e paraqitjeve publike.
XS
SM
MD
LG