Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Bashkimi Evropian duhet ta mbajë të hapur perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar kancleari i Austrisë, Volfgang Schuessel, për të përditshmen gjermane, "Die Velt". Ai ka thënë se Austria, e cila aktualisht e ka presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, si prioritet kryesor e ka identifikuar stabilizimin e Ballkanit. "Çdokush që dëshiron Ballkan stabil duhet të ofroj perspektivën e anëtarësimit për një periudhë afatgjatë ose afatmesme", tha zoti Schuessel. Sipas tij, koha se kur ky anëtarësim do të mund të ndodhte, nuk është e rëndësishme. "E rëndësishme është siguria se ato vende një ditë do t'i përkasin" BE-së, tha kancelari austriak.
XS
SM
MD
LG