Ndërlidhjet

PRISHTINË


Grupi Politik Strategjik ka propozuar të formohet një nëngrup, i cili do të merrej me çështjen e Mitrovicës. Është propozuar që udhëheqës i këtij nëngrupi të jetë ish-kryeministri Bajram Rexhepi. Propozimi do t’i dërgohet për miratim Ekipit Negociator, i cili do të takohet sot pasdite. Anëtari i Grupit Politik, Jakup Krasniqi, tha për Radion "Evropa e Lirë" se me këtë plan synohet riintegrimi i qytetit të ndarë të Mitrovicës. "Problemi i qytetit dhe i tërë veriut të Kosovës nuk mund të trajtohet si pjesët tjera të Kosovës. Ky problem don një trajtim të veçantë dhe përqëndrim më të madh nga faktori politik kosovar e ai ndërkombëtar, me qëllim të integrimit të kësaj pjese në institucionet e Kosovës", tha Krasniqi.
XS
SM
MD
LG