Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Të paktën 15 policë irakianë u vranë sot nga një sulm i kryengritësve në shtabin e policisë dhe gjykatën e qytetit Mukdadija, në veri të Bagdadit.
Policia tha se sulmuesit i kanë liruar të burgosurit që po mbaheshin në këtë qendër. Ndërkohë që dhuna në Irak po vazhdon dhe janë mbajtur protesta të shumta kundër luftës në Irak me rastin e 3 vjetorit të fillimit të ndërhyrjes amerikane, presidenti George Bush, tha se çlirimi i qytetit Tal Afar, është arsye për optimizëm mbi të ardhmen e Irakut. "Strategjia që funksionoi shumë mirë në Tal Afar nuk është shfaqur brenda natës. Ajo ka ardhur pas shumë gjykimeve dhe gabimeve. Është dashur kohë që të kuptohej, dhe ajo po funksionon sepse populli i Tal Afarit po tregon mirënjohje për punën e mirë që amerikanët e kanë dhënë për ta", tha Bush.
XS
SM
MD
LG