Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Në takimin e sotëm të treshes ministrore të Bashkimit Evropian me Shqipërinë, janë sqaruar ato që janë quajtur paqartësi rreth disa prononcimeve të fundit të ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Besnik Mustafaj lidhur me statusin e Kosovës.
Me këtë rast, zoti Mustafaj tha se qëndrimi i Shqipërisë për Kosovën është i qartë dhe Tirana mbështet deklaratën e Grupit të Kontaktit për moscoptimin e Kosovës.
Lidhur me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë Komisioni Evropian ka marrë vendim t'i propozojë Këshillit të BE-së nënshkrimin e marrëveshjes së asocim stabilizimit me Shqipërinë.
XS
SM
MD
LG