Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen Petersen ka qëndruar sot në Graçanicë ku ka takuar liderë politikë dhe fetarë të serbëve të Kosovës. Jessen Petersen u ka thënë se statusi i Kosovës do të ketë parasysh edhe shqetësimet e serbëve dhe se liderët shqiptarë të Kosovës janë të vetëdijshëm për këtë. Takimet kanë kaluar jo pa tensione, pasi shefi i UNMIK-ut nuk është pritur mirë nga liderë të Këshillit Nacional Serb në Graçanicë, ndërkohë që edhe klerikë të lartë të Kishës Ortodokse kanë shprehur shqetësimin e tyre që pavarësia e Kosovës si opsion i vetëm po mbizotëron në deklaratat e zyrtarëve ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG