Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ekipi negociator i Kosovës, i drejtuar nga presidenti Fatmir Sejdiu do takohet gjatë ditës me shefin e UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen.
Në qendër të takimit do jenë përgatitjet për takimin e ardhshëm në Vjenë mes Prishtinës e Beogradit. Takimi i rradhës, pas atij të 17 marsit është paraparë për në 3 prill dhe do përqëndrohet në çështjen e decentralizimit.
Ndërkaq më 24 mars, Kuvendi i Kosovës do të debatojë në lidhje me dy raundet e para të bisedimeve në Vjenë, pasi që do të dëgjojë fillimisht raportet për bisedimet e zhvilluara me Beogradin nga kryesuesit e delegacionit të Kosovës, Lutfi Haziri e Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG