Ndërlidhjet

MINSK


Rreth 300 aktivistë po vazhdojnë në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, protestën kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në vend.
Opozita akuzon autoritetet për manipulim rezultatesh që t'i mundësonin presidentit Aleksandër Llukashenko një mandat të tretë në këtë post.
Aleksandër Milinkeviç, kandidati kryesor i opozitës ka vazhduar të kërkojë nga mbështetësit të qëndrojnë në shesh.
"Ne duhet të qëndrojmë në këtë shesh, pasi është i yni, është bjellorus. Ne ishim këtu natën e shkuar dhe filluam të luftojmë për të vërtetën dhe lirinë. Për të vërtetën! Për drejtësinë!", tha Milinkeviç.
Organizuesit e protestës thanë se mbi 30 aktivistë janë arrestuar, përfshi këtu dhe katër ndihmës të afërt të Milinkeviçit.
Protesta të ngjashme një vit më parë në Ukrainë sollën në pushtet opozitën, derisa Kjevi zyrtar ka kërkuar nga Bjellorusia që të mos përdorë forcën kundër demonstruesve.
XS
SM
MD
LG