Ndërlidhjet

GAZA


Izraeli hapi sot pikën kryesore të kalimit të mallrave me Rripin e Gazës, pas shqetësimit të zyrtarëve palestinezë dhe ndërkombëtarë për një krizë të mundshme humanitare në mesin e palestinezëve.
Pika kufitare në fjalë ishte mbyllur dy muaj më parë nën shqetësimet për sulme të militantëve. Burimet palestineze kanë njoftuar për mungesë buke dhe të mallrave ushqimore bazë.
Në të tjera zhvillime forcat izraelite kanë arrestuar disa palestinezë, pasi në automjetin me të cilin po udhëtonin në Jerusalem u gjendën 5 kilogramë bomba.
XS
SM
MD
LG