Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


"Në Kosovë duhet krijuar një mjedis që i lejon të gjitha grupeve etnike, veçanërisht serbëve të Kosovës të jetojnë në siguri dhe dinjitet", tha ministrja e jashtme austriake Ursula Plashnik pas takimit në Vjenë me kryeministrin e Kosovës Agim Çeku . Plashnik duke folur në emër të Bashkimit Evropian, ku Austria ka kryesinë e rradhës theksoi se "Kosova do të vlerësohet në bazë të gatishmërisë për të krijuar këtë mjedis tani dhe në vazhdim të negociatave për statusin".
Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka thënë se pavarësia e Kosovës do të sjellë stabilitet në rajon dhe do të përshpejtojë procesin e integrimit të pakicave në institucionet dhe shoqërinë kosovare.
Zoti Çeku mbrëmë ka pasur një darkë pune me kryenegociatorin Marti Ahtisari, derisa nesër në Bruksel do takohet me drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
XS
SM
MD
LG