Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Toni Bler ka mbrojtur politikën e tij të jashtme duke kërkuar një luftë globale të vlerave dhe ideve për të mundur terrorizmin.
"Nuk ka përplasje të civilizimeve, por kemi një përplasje rreth civilizimit. Është një betejë e vjetër mes përparimtares dhe reaksionares, mes atyre që kanë përqafuar dhe shohin mundësi për të ecur përpara në botën moderne dhe të tjerëve që hedhin poshtë ekzistencën e kësaj bote, është betejë mes optimizmit dhe shpresës nga një anë dhe pesimizmit dhe drojës nga ana tjetër", tha Blair.
Kryeministri britanik shtoi se qasja aktive ishte thelbi i politikës së jashtme në Kosovë, Irak, Afganistan dhe Somali.
XS
SM
MD
LG