Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti George Bush tha se trupat amerikane do të mbeten në Irak edhe pas largimit të tij nga zyra në zgjedhjet në nëntor të 2008-ës.
Bush tha se presidentët e ardhshëm amerikanë dhe qeveritë irakiane do të jenë ata që do të vendosin se kur do të largohet ushtari i fundit amerikan nga Iraku.
"Po jam optimist për mundësinë për të arritur fitore, por gjithashtu jam edhe realist. Plotësisht i kuptoj pasojat e kësaj lufte dhe humbjet e jetës së njerëzve, por gjithashtu i kuptoj edhe pasojat nga largimi ynë i parakohshëm. Iraku do të bëhej vend i jostabilitetit, prej nga armiqtë mund të planifikonin sulme kundër Shteteve të Bashkuara", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG