Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Hendeku ndërmjet palëve në Kosovë është i pakapërcyeshëm, ka vlerësuar shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen për radion austriake.
"Topi më në fund do të jetë në Këshillin e Sigurimit të KB në Nju Jork. Por deri atëherë, shumica shqiptare mund të bëjë shumë punë për pakicën", ka thënë Jessen-Petersen.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar se në prill, Bashkimi Evropian do të fillojë vendosjen e Zyrës për Planifikim në Prishtinë, me rreth 50 të punësuar.
Por Jessen-Petersen ka shtuar se misioni i BE-së në Kosovë do të vendoset vetëm pas vendimit përfundimtar mbi statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG