Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen ka kërkuar nga vendet perëndimore të injorojnë një urdhër arresti ndërkombëtar të iniciuar nga Serbia kundër kryeministrit kosovar Agim Çeku, kreut të PDK-së Hashim Thaçi dhe ish luftëtarëve të tjerë.
Jesen Petersen në një letër dërguar vendeve perëndimore ka sqaruar se Kosova administrohet nga Kombet e Bashkuara dhe urdhërarrestet e tilla thyejnë ligjet.
"Duke pasur parasysh nevojën që kryeministri Çeku dhe Hashim Thaçi të lëvizin lirshëm, përfshi dhe pjesëmarrjen në takimet për statusin, është e rëndësishme që Interpoli ta heqë këtë urdhër arresti sa më shpejt që të jetë e mundur", ka shkruar Jesen Petersen në kërkesën drejtuar vendeve perëndimore.
XS
SM
MD
LG