Ndërlidhjet

VJENË


Asnjëherë nuk kam kryer apo urdhëruar krime, por e kam mbrojtur atdheun tim dhe kam ndërgjegjen e pastër, ka deklaruar kryeministri i Kosovës Agim Çeku për gazetën austriake "Kurir".
Ai ka thënë se shqiptarëve lufta "u është imponuar", dhe se ai ka bërë atë që duhet, ka mbrojtur atdheun.
"Jam krenar për këtë. Nëse Beogradi e pohon të kundërtën, atëherë kjo nuk ka kurrfarë rëndësie për mua", ka thënë Çeku lidhur me akuzat e Beogradit për krime të luftës.
Sa i përket procesit të negociatave për statusin e Kosovës, Çeku ka shfaqur kënaqësi me rrjedhën e tij. "Pavarësia nuk do duhej të vijë pas 5 apo 10 vjetëve, por pas përfundimit të procesit negociator, ka deklaruar kryeminsitri i Kosovës Agim Çeku.
XS
SM
MD
LG