Ndërlidhjet

MINSK


Lideri kryesor i opozitës në Bellorusi bëri thirrje për solidaritet ndërsa protestat publike kundër rizgjedhjes së presidentit Alyaksandr Lukashenka hynë në ditën e pestë.
"Makina e shtetit është e fuqishme dhe përpiqet të na shkatërrojë" u tha Alykasandr Milinkevich protestuesve në sheshin kryesor në Minsk.
Opozita, që gëzon mbështetjen e një pjese të madhe të komunitetit ndërkombëtar, thotë se zgjedhjet e 19 marsit nuk ishin të drejta dhe ka kërkuar rivotim.
Ndërkohë Amnesty International e ka dënuar arrestimin e demonstruesve paqësorë nga autoritetet belloruse.
XS
SM
MD
LG