Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Sot mbushen shtatë vjet nga fillimi i fushatës së bombardimeve të Aleancës Veriatlantike kundër caqeve të ushtrisë jugosllave. Vendimi për bombardimet erdhi pas dështimit të konferencës së Rambujesë dhe asaj të Parisit të organizuar nga bashkësia ndërkombëtare. Në fund të takimit të Parisit pala shqiptare e nënshkroi dokumentin e ofruar nga ndërkombëtarët derisa pala serbe u largua pa nënshkruar. Kjo çoi në vendimin për bombardime në fund të të cilave Kosova u vu nën administrimin e Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG