Ndërlidhjet

MINSK


Policia ka shpërndarë protestuesit në Minsk të Bjellorusisë, të cilët prej ditësh kundërshtonin fitoren e Aleksandër Llukashenkos për një mandat të tretë si president i vendit.
Korrespondenti i radios "Evropa e Lirë" në vendin e ngjarjes tha se mbi 200 protestues u morrën në makinat e policisë.
Kandidati kryesor i opozitës, Aleksandër Milinkeviç pas ndërhyrjes së policisë deklaroi:
"Mendoj se autoritetet edhe një herë demonstruan se nuk duan dialog me shoqërinë. Ata nuk dinë si të bisedojnë me njerëzit. Ata njohin vetëm gjuhën e forcës dhe të gënjeshtrave", tha Milinkeviç.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për lirimin e të burgosurve.
XS
SM
MD
LG