Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord t'i vendosin sanksione të reja Bellorusisë, përfshirë dhe presidentit Alyaksandr Lukashenka.
Në samitin e tyre në Bruksel, liderët e BE-së thanë se zgjedhjet e 19 marsit, që Lukashenkas i dhanë mandatin e tretë, ishin "fundamentalisht me të meta".
Ministreja e Jashtme e Austrisë Ursula Plassnik, tha se BE-ja duhet të merr "masa restriktive" kundër atyre që shkelin standardet zgjedhore ndërkombëtare, përfshirë Lukashenkan, por ajo nuk dha detaje tjera.
"Në kontinentin e shoqërive të hapura e demokratike, Bellorusia është një përjashtim i mjerë", tha Plassnik duke u bërë thirrje autoriteteve të përmbahen nga aksionet e mëtejme ndaj njerëzve që protestojnë kundër rezultateve zyrtare të zgjedhjeve.
Mbrëmë policia arrestoi më shumë se 200 protestues.
Kandidati kryesor i opozitës, Alyaksandr Milinkevich pas ndërhyrjes së policisë deklaroi:
"Mendoj se autoritetet edhe një herë demonstruan se nuk duan dialog me shoqërinë. Ata nuk dinë si të bisedojnë me njerëzit. Ata njohin vetëm gjuhën e forcës dhe të gënjeshtrave", tha Milinkevich.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë bërë thirrje për lirimin e të burgosurve.
Ndërkaq në Moskë, ministri i Jashtëm Sergei Lavrov e ka akuzuar OSBE-në për nxitjen e tensioneve pas zgjedhjeve presidenciale në Bellorusi.
XS
SM
MD
LG