Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 5 njerëz e humbën jetën dhe 12 u plagosën nga shpërthimi i një bombe kur besimtarët sunitë po dilnin nga një xhami në qytetin Khalis në veri të Bagdadit.
Në aktet tjera të dhunës në Irak, sot e kanë humbur jetën më shumë se 20 veta.
Ndërkaq në Uashington, sekretari i mbrojtjes, Donald Rumsfeld i hodhi poshtë zërat se do të japë dorëheqje shkaku i problemeve në Irak. Në mesin e atyre që kërkojnë dorëheqjen e tij janë edhe dy gjeneralë në pension të ngarkuar me aftësimin e trupave irakiane.
XS
SM
MD
LG