Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, në një bisedë telefonike me presidentin Hamid Karzai ka kërkuar një zgjidhje të favorshme të rastit të afganit që rrezikon dënimin me vdekje shkaku i konvertimit të tij në të krishterë.
Një gjë e tillë është e ndaluar në Afganistan. Sot një klerik në Kabul e quajti të konvertuarin "femohues", dhe tha se ai meriton të vdesë.
Kryeministri i Australisë John Howard tha se njeriu nuk mund të dënohet për bindjet e tij fetare, dhe shtoi se personalisht do të protestojë tek presidenti Hamid Kharzai.
XS
SM
MD
LG