Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Interpoli e ka hequr nga lista e personave të kërkuar kryeministrin e Kosovës Agim Çeku, ndonëse Serbia ende e akuzon atë për krime lufte, e transmeton Associated Press agjencinë e policisë ndërkombëtare.
Interpoli e përfshiu emrin e Agim Çekut me kërkesë të Serbisë, por e rishikoi rastin pasi z. Çeku u zgjodh kryeministër i Kosovës.
Interpoli mbrëmë i ka informuar vendet anëtare dhe misionin e UNMIK-ut në Kosovë se Çeku është hequr nga lista.
UNMIK-u, i cili nuk e njeh fletëarrestin serb, e ka mirëpritur vendimin.
Associated Press përkujton se Çeku dhe Hashim Thaçi, dy ish komandantët e UÇK-së, të cilët kërkohen nga policia serbe, tash janë pjesë e ekipit negociator për statusin e ardhshëm të Kosovës.
XS
SM
MD
LG